Kryetar i Rahovecit, është ankuar për shkak se Qeveria e Kosovës nuk e ka përkrahur Komunën e Rahovecit për sa i përket projektligjit të buxhetit për vitin 2023. Ai ka thënë se pos që nuk janë mbështetur me ndonjë projekt konkret janë larguar edhe disa projekte të rëndësishme që financoheshin nga Qeveria. Ne kemi shumë pak mbështetje financiare sipas projektligjit për buxhetin e vitit 2023. Ne kemi edhe largim nga kodet që janë financuar nga Qeveria e Kosovës si bie fjala trajtimi dhe rregullimi i shtratit të përroit Hoqë e Madhe, Bresoc, Hoqë e Vogël, Nagavc deri në Krushë. Ka qenë projekt që është financuar nga Qeveria e Kosovës dhe nuk e di pse e kanë larguar këtë projekt. Kryetari Smajl Latifi ka thënë se i kanë kryer të gjitha obligimet me kohë. Madje ka treguar se ka pasur takime miqësore me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku dhe atë të Infrastrukturës, Liburn Aliu. Sipas një raporti të Institutit GAP, Qeveria e Kosovës i ka favorizuar vetëm katër komunat që drejtohen nga Vetëvendosja.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …