Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pavarësisht si kishte deklaruar ditë më parë, sot merr pjesë në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet në Tiranë. Vuçiç pret që të ketë ndonjë përfitim nga qëndrimi i tij në Tiranë. Pasi kishte deklaruar fillimisht se nuk do të merrte pjesë, ai shpjegoi se nuk e ka problem pjesëmarrjen dhe se thjeshtë ishte i pushtuar nga emocionet për shkak të krizave që po prodhohen prej disa muajsh në vend. Kam biseduar me kryeministren Brnabiç, kjo nuk është çështje e kotësisë sime, kam dhjetë vite e gjysmë që po mundohem të kujdesem gjithmonë për çdo gjë, ndonjëherë njeriu pushtohesh nga emocionet, kur nuk di çfarë të bësh më, u arsyetua kryetari i Serbisë, Vuçiq. Sot në Tiranë do të jenë të pranishme 44 delegacione që do të formojnë këtë samit, i cili fillon solemnisht në ora 10:00. Ky është Samiti i parë i këtij niveli, që do të zhvillohet në Tiranë.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …