Këshilli i Evropës ka zbardhur temat e diskutimit dhe agjendën e takimit që do të mbahet sot në Tiranë. Janë katër temat ku do të fokusohet ky samit, kryesuar nga pasojat e agresionit të luftës në Ukrainë. Liderët do të diskutojnë sesi të trajtohen pasojat negative në energji dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor. Tema e dytë e diskutimit të liderëve do të jetë përforcimi i marrëdhënieve politike mes vendeve, ku fokusi do të jetë te të rinjtë. Në këtë pikë do të vlerësohet edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun e brendshëm të BE-së, modernizimin e sistemeve të pagesave në përputhje me standardet e BE-së si dhe nisma për të lehtësuar logjistikën ndërkufitare dhe rrjedhën e vazhdueshme të mallrave. Së treti, në fokus do të jetë siguria kibernetike dhe manipulimi informacionit.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …