Zëvendës-kryeministrja, Belinda Balluku, deklaroi se sot Tirana do të jetë skena më e madhe politike e Evropës, pasi mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor me pjesëmarrjen e të gjithë liderëve. Ajo paralajmëroi për këtë rast edhe nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh të rëndësishme. Tirana tashmë është kthyer në një qendër të Ballkanit Perëndimor dhe ky është një moment historik. Fakti që nga të gjitha vendet është zgjedhur Shqipëria, padyshim ne na bën krenarë, kjo tregon besueshmërinë që kemi dhënë dhe të gjithë mënyrën konstruktive sesi, kryeministri Edi Rama ka kontribuar në bashkësinë që quhet Ballkani Perëndimor. Samiti është vazhdimësia e një punë që ka nisur prej kohësh dhe pritet që të arrihen disa marrëveshje të rëndësishme. Një takim i këtij rangu, i këtij niveli ku do të jenë të gjithë liderët evropianë do jetë një moment i rëndësishëm për të marrë vendime të rëndësishme, u shpreh Belinda Balluku.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …