Shoqata Kulturore Sportive “Anadrini” në Austri dhuron donacion për Fëmijët në nevojë të komunës së Rahovecit

Sot, Shoqata Kulturore Sportive “ANADRINI” në Eferding të Austrisë, në bashkëpunim me bizneset shqiptare atje, ka dhuruar 4,500 euro donacion për blerjen e druve për familjet që janë në gjendje të rëndë sociale. Pjesë organizative e këtij aksioni të madh humanitar janë edhe bizneset shqiptare në Eferding, ndaj të cilëve kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka shprehur falënderim dhe mirënjohje të thellë për ndihmën dhe bashkëpunimin. Po ashtu, falënderoj edhe kryetarin e shoqatës “ANADRINI”, z. Sherif Hajredini, për këtë nismë, kryesinë e shoqatës dhe përfaqësuesin e saj, z. Agim Berisha, që sot dorëzoi këtë donacion! Qofshi faqebardhë, ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …