Shfaqet filmi i shkurtër “Romni” në Ferizaj

“16 Ditë të aktivizimit kundër dhunës gjinore me fokus në martesat e hershme”, është kjo tema e takimit që u mbajte në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e organizuara nga Komuna e Ferizajt dhe zyra e UNMIK-ut, për rritjen e vetëdijesimit dhe të avokimit, me qëllim të ndalimit të të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave. Pjesë e këtij takimi ishte Lavinia Cupello- zyrtar për çështje gjinore nga UNMIK-u, Vjollca Krasniqi-zyrtare për Drejtat e Njeriut dhe Barazisë Gjinore, si dhe zyrtarë të zyrës për komunitete dhe kthim në Komunën e Ferizajt, drejtues të Komitetit për Komunitete si dhe zyrtarë të tjerë komunal. Në këtë takim janë prezantuar shifra të ndryshme sa i përket dhunës, ndërsa në kuadër të këtyre ditëve është shfaqur edhe filmi i shkurtët “Romni” dhe filmi dokumentar “Si një grua e vërtetë” të prodhuar nga UNMIK-u.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …