leoni

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Lajçak: Po angazhohemi që të mbahet takimi i radhës mes kryeministrit, Albin Kurti, dhe kryetarit serb, Vuçiq

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha para gazetarëve në Prishtinë  se po  angazhohet që takimi i radhës i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq, të mbahet brenda javësh, saktësoi Lajçak,  pas takimit që pati në Prishtinë, me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se janë diskutuar edhe çështjet aktuale, veçanërisht situata në veri pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale. Në nëntor, serbët në veri të vendit u larguan nga institucionet e drejtësisë, e policisë, në nivelin lokal, por edhe nga Qeveria dhe Kuvendi në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targave serbe. Por, ndërkohë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për çështjen e targave, por jo edhe për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …