Ka vazhduar pastrimi i shtratit të Lumit “Klina” në Skenderaj

Ka vazhduar edhe sot dhe do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim procesi i punimeve të pastrimit të shtratit të Lumit “Klina”, nga pjesa brenda fshatit Klinë e Poshtme, për të vijuar përpjetë rrjedhës së lumit deri në Klinë të Mesme. Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, si dhe anëtari i Kuvendit Komunal, Valon Muslija, janë takuar me banorët e fshatit Klinë, me të cilët kanë diskutuar për projektin e pastrimit dhe mirëmbajtjes së lumit, duke i siguruar se pas përfundimit të projektit, gjendja e shtratit do të jetë më e rregulluar dhe nuk do të rrezikojë tokat bujqësore por as ekonomitë familjare sezoni i vërshimeve. Ditë më parë, kompania e kontraktuar ka filluar pastrimin e shtratit nga Lagja Spahiu në drejtim të Llaushës.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …