Kryetari Latifi ka pritur në takim ministren e Ministrisë së Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl latifi, së bashku me shefin e kabinetit, Ali Morinën dhe me drejtorët, Erhan Morinën dhe Albnor Mullabazin, kanë takuar ministren e Ministrisë së Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, ku patën rastin për të diskutuar bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Komunës së Rahovecit rreth projektit për vendosjen e paneleve diellore (solare) për prodhimin e energjisë elektrike, përmes ankandit publik, i cili do të jetë i pari i kësaj natyre në Republikën e Kosovës. Projekti i planifikuar do të zbatohet nga investitorë potencialë që parashihet të kontraktohen nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe kap vlerën rreth 100 milionë euro, ku parashihet të shtrihet në zonën kadastrale Kramovik dhe Guri i Kuq. Ky ankand, i cili do të lancohet së shpejti, do të ketë kapacitet prej 100 MW dhe në hapësirën prej 117 ha do të instalohen 258,068 panele diellore, pra, një projekt i tillë ka kontribut domethënës në diversifikimin e miksit tonë të energjisë dhe në tranzicionin tonë të gjelbër.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …