Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas shpërthimeve të shumta që ndodhën në pjesën veriore të vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas shpërthimeve të shumta që ndodhën në pjesën veriore të vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me vonesë të theksuar më në fund ka reaguar për situatën e krijuar në Veri pas shpërthimeve të shumta që ndodhën atje. Ai tha se bandave kriminale atje po i vjen fundit dhe se ato e dinë këtë, derisa shtoi se Qeveria “as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato”.  Kurti thotë se “me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje”, pasi sipas tij “do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë. Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë”, ka shkruar Kurti në një postim të tij por nuk ka zgjedhur mediet për më shuimë informacione e ballafaqime pikëpamjesh.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …