Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiç duke folur për shpërthimet në Zubin Potok ka thënë se ato janë urdhëruar nga Albin Kurti. Lidhur me shpërthimet Vuçiq ka thënë se përsëri, në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, janë dërguar oficerë policie të armatosur në veri. Siç thashë dje, ju thjesht pyesni se në cilën ditë do të ndodhë ndonjë provokim i ri që mund të prishë stabilitetin dhe paqen. Është mirë që, të paktën sipas të dhënave aktuale nuk ka viktima dhe besojmë se do të mbetet e tillë. Për sa i përket kohës nuk e dimë se çfarë kanë në mendjen e atyre personave që duan të shkaktojnë konflikte çdo javë. Nuk është një periudhë e lehtë përpara nesh, por është e rëndësishme që të qëndrojmë me popullin tonë dhe të pajtohemi me shqiptarët për gjithçka që është e mundur që paqja të ruhet. Gjithashtu besoj se Miroslav Lajçak do të luajë një rol të rëndësishëm në qetësimin e situatës”, tha Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …