Kreshnik Radoniqi: Me zor nuk mbahen zgjedhjet, në veri të Kosovës

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se incidentet në veri më 6 dhjetor, dëshmuan se qasja e KQZ-së është e kufizuar në këtë pjesë të vendit. Në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, Policia e Kosovës konfirmoi se ka pasur shpërthime dhe shkrepje armësh.  Zyrtarët komunalë zgjedhorë, që ishin nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, u tha se u penguan që të shkonin në zyrat komunale zgjedhore në këto dy komuna, për të kryer detyrat e tyre zyrtare. Gjatë një mbledhjeje të KQZ-së, Radoniqi tha se pret të shohë raportin e sigurisë për procesin zgjedhor të Policisë së Kosovës, duke shtuar se me zor nuk mbahen zgjedhjet, në këtë formë. KQZ-ja nuk mund të rrezikojë jetën e zyrtarëve zgjedhorë. ishim planifikuar të vizitojmë zyrat tona, për të parë se a kemi qasje. Çfarë është evidente nga raporti dhe nga çka u pa në media, është  problematike që të kemi qasje në zyrat tona”, tha Radoniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …