leoni

Qeveria e Kosovës zotohet se zgjedhjet në Veri do të mbahen më 18 dhjetor, bandat serbe nuk mund të vendosin ndryshe

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se Zgjedhjet në Veri do të mbahen më 18 dhjetor dhe se bandat serbe nuk mund të vendosin ndryshme. Presim vlerësimin e situatës në veri nga organet tona të sigurisë për hapat e mëtejmë” ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu. Sot gjatë ditës për situatën në pjesën veriore është deklaruar edhe ambasadori i SHBA’së Jeff Hovenier i cili ka thënë se është i shqetësuar që për momentin nuk ka kushte për t’i mbajtur zgjedhjet në pjesën veriore. Sipas Kryeziut, institucionet e Republikës së Kosovës kanë treguar gatishmërinë për të ofruar kushtet e nevojshme për mbarëvajtje të zgjedhjeve. Zgjedhjet për kryetarët e komunave parashihen të mbahen më 18 dhjetor, ndërkaq për Kuvendet komunale më 25 dhjetor.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …