Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim ka mbajtur një takim me kryetarin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim ka mbajtur një takim me kryetarin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Pas takimit me kryetarin e Shqipërisë, Bajram Begaj Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim  ka shkruar se  Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin përpjekjet e Shqipërisë në Reformën në Drejtësi, për rrugën drejt Bashkimit Europian. Faleminderit kryetarit, Bajram Begaj, lidhur me  mundësinë për të shprehur urimet për  pritjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor- hera e parë që ky samit mbahet jashtë Brukselit. Mbështes fuqimisht përpjekjet për të ndërmarrë hapat e nevojshëm – përfshirë reformën në drejtësi, për t’u bashkuar me Bashkimin Europian”- shkroi Kim. Diplomatja shtoi se gjatë takimit u bë një një rishikim i të gjithë arritjeve për vitin 2022 në bashkëpunimin mes dy vendeve si aleatë të NATO-s dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne rishikuam gjithashtu arritjet në vitin 2022 – si aleatë të NATO -s, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe miqtë më të mirë – që i sollën   marrëdhëniet në nivele të larta historike. Mezi presim të bëjmë edhe më shumë së bashku në 2023 për të forcuar bashkëpunimin në demokraci, mbrojtje dhe biznes” -shton diplomatja.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …