leoni

Muhamet Rrumbullaku: Gerti Shehu nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë dhe se nuk është përdorur as si i infiltruar

Muhamet Rrumbullaku: Gerti Shehu nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë dhe se nuk është përdorur as si i infiltruar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Muhamet Rrumbullaku, ka hedhur poshtë deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha, se 31-vjeçari Gerti Shehu i cili e goditi me grusht ishte agjent i Policisë Kriminale.  Rrumbullaku tha se Gerti Shehu nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë dhe se nuk është përdorur as si i infiltruar. Ai theksoi gjithashtu se dokumenti që tregon se Gerti Shehu vuan nga probleme të shëndetit mendor, mediave ju është vënë në dispozicion nga vetë familjarët. Në lidhje me deklaratat e Berishës i cili deklaroi se Gert Shehu është agjent i Policisë kriminale, sqarojmë se shtetasi Gert Shpëtim Shehu nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i Policisë kriminale në asnjë nga strukturat e policisë së Shtetit. Ai nuk është përdorur asnjëherë si i infiltruar nga policia. Dokumenti se ai është i sëmurë mendor është dhënë nga vetë familjarët e tij. Policia e Shtetit dënon me forcë këto deklarata. Sigurojmë deputetin Berisha se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë do punojë për zbardhjen e ngjarjes”, tha Rrumbullaku.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …