Vaxhid Sejdiu: “Shkolla Shqipe” – Zvicër/ Gëzuar nxënës, prindër, mësues 28 Nëntorin – Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë!

Vaxhid Sejdiu: “Shkolla Shqipe” – Zvicër/ Gëzuar nxënës, prindër, mësues 28 Nëntorin – Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë!

Të dielën me 4 dhjetor 2022,“Shkolla Shqipe” në Zvicër zhvilloi manifestimin qendror në Bernë të Zvicrës. E vogël ishte salla për t`i zënë të gjithë ata nxënës, të cilët kishin ardhur me prindërit e tyre të festojnë në manifestimin shkollor kushtuar ditëlindjes së 110-të të Pavarësisë së Shqipërisë.

Edhe pse me rastin e festës ishin organizuar manifestime në të gjitha pikat shkollore ku zhvillohet mësimi “Shkolla Shqipe” në Zvicër organizoi edhe manifestimin qendror, në të cilin morën pjesë nxënësit e pikave shkollore të qytetit të Bernit, të përgatitura nga mësueset Boralda Kuçi – Leka, Shkëlzime Kurtaj dhe Majlinda Shaqirit, nxënësit  e pikës shkollore Flamat, me mësuesin Sejdi Rexhepi, ato të shkollë shqipe në Langnau me mësuese Leonora Zoto, nxënësit e pikave shkollore Grenchen, Solothurn dhe Tavannes me mësuese Mirsime Muja,  si dhe nxënësit e pikave shkollore Fällanden dhe Zyrih të mësueses Nora Macula. I gjithë ky organizim i mrekullueshëm është meritë  e nxënësve, prindërve dhe mësuesve nën drejtimin e mësueses  Boralda Kuçi – Leka. Një falënderim i veçantë shkon për përfaqësuesit e Ambasadës së Shqipërisë znj. Elona Dushallari  dhe  asaj të Republikës së Kosovës në Bernë znj. Fexhrije Blaku, për biznesmenin dhe sponsorin gjeneral, i cili në vazhdimësi ka ndihmuar shkollat shqipe z. Adem Osmanin, pastaj znj. Behide Hasanaj e cila dallohet për angazhimin e saj në shërbim të aktiviteteve kulturore, Grupin  e valleve  “Shqiponjat”, znj. Ramona Beadinin, si dhe vëllezërit Alimusaj, këngëtaret Drita dhe Ndue Qokaj dhe Shqipe Hasaj,  për bashkëpunimin, si dhe televizionin “Syri TV”, i cili në vazhdimësi përcjell aktivitete e shkollës shqipe. etj.

  Dhe në fund të programit shkollor pjesëmarrësit i përshëndeti edhe koordinatori i Shkollës Shqipe Z. Vaxhid Sejdiu, i cili përgëzoi nxënësit për punën dhe angazhimin e tyre në këtë ditë festive, mysafirët, përfaqësuesit e ambasadave tona, falënderoi prindërit për bashkëpunimin si dhe kolegët, mësuesit për punën dhe përkushtimin që “Shkolla shqipe” të bëhet shembull i sukseseve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, jo vetëm në Zvicër por edhe në mbarë mërgatën shqiptare. Të gjithë së bashku sot jemi bërë forcë në shërbim të rritës së shkollave shqipe kudo ku ka shqiptarë.

Manifestimi u mbyll me një apel te të gjithë prindërit shqiptarë në punën dhe përkushtimin e përditshëm të “Shkollës Shqipe” në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare në Mërgatë. Fakt është se kemi fituar bashkudhëtarë, të cilët na u kanë bashkangjitur me qëllim që të hapim sa më shumë pika shkollore, me qëllim që fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë ta kenë mundësinë ta mësojnë gjuhën amtare. Prandaj apeloj te të gjithë prindërit që fëmijët e tyre t`i orientojnë drejt pikave shkollore ku zhvillohet mësimi në gjuhën amtare, tha në fund z. Vaxhid Sejdiu, mësues dhe koordinator i “Shkollës Shqipe”  në Zvicër.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …