Në dokumentin që iu ka dorëzuar në fillim të kësaj jave të dyja palëve, sipas mediave serbe, Kosova merr të drejtën për njohjen ndërkombëtare, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, e cila është e sigurt, si dhe anëtarësimin në Organizatën e Kombet e Bashkuara, ndërsa Serbia fiton Asociacionin e komunave me shumicë serbe, me vendime e veprime ekzekutive, ashtu sikur është nënshkruar nga palët. Për dallim nga kryetari i Serbisë, Vuçiq, i cili ka pasur disa vërejtje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka pasur kundërshtime të theksuara për propozimin. Kurti ka theksuar se sipas asaj agjende, marrëveshja përfundimtare duhet të nënshkruhet jo më vonë se në mars të vitit të ardhshëm, që sipas tij do të nënkuptonte edhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Burime diplomatike të gazetës serbe “Danas” thonë se është e sigurt që në atë dokument nuk ka asnjë “shpërblim” për anëtarësimin e plotë për të dyja vendet në BE, por do të ketë para shtesë dhe fonde. Projekt-propozimi i plotësuar është pranuar nga të dyja palët para fillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor, në Tiranë.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …