Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj tha se kryetarja Vjosa Osmani tanimë e ka marrë vendimin që t’i shtyjë zgjedhjet në katër komunat e veriut për shkak të gjendjes së sigurisë. Problemin tani e kemi që është një moment shumë i rëndësishëm, që lidhet me zgjedhjet. Jam i sigurt se zgjedhjet do të shtyhen, madje me informatat që i kam unë, e di që zonja Vjosa e ka marrë vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve, mirëpo këtë vendim s’e dimë se si do ta paketojë dhe ta arsyetojë. Edhe veprimet e fundit policore janë prekje e pulsit për ta krijuar raportin arsyetues që kryetarja t’i shtyjë zgjedhjet, ka saktësuar Radhit Qalaj.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …