leoni

Komuna e Skenderajt ka bërë shpërndarjen e frezave për bujqit e komunës

Komuna e Skenderajt, nëpërmjet Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka bërë shpërndarjen e frezave për bujqit e komunës, në kuadër të programit qeverisës për zhvillim të bujqësisë. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes, duke i uruar përfituesit, ka thënë se, Komuna e Skenderajt do të vazhdojë mbështetjen edhe viteve në vazhdim, me buxhet të bujqësisë gjithnjë në rritje. Ndërkaq drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, ka thënë se është i lumtur që po vazhdon përkrahje për bujqit punëtorë të komunës së Skenderajt, duke i inkurajuar të tjerët që të aplikojnë në thirrjet tjera publike të Komunës, në kuadër të përkrahjes dhe mbështetjes së bujqësisë.

May be an image of 4 people, people standing and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …