Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia nuk mund të dërgojë në Kosovë forca të sigurisë pa u pajtuar për këtë çështje edhe me KFOR-in. E në këtë rast, ai ka thënë se KFOR-i as që është duke e menduar këtë opsion. Me sa më kujtohet, sipas Rezolutës 1244, Serbia në Kosovë mund të dërgojë 1000 forca të sigurisë, vetëm me miratim dhe koordinim me KFOR-in. Rashiq këtë vlerësim e ka bërë pas deklaratave të zyrtarëve serbë se Serbia po e konsideron dërgimin e 1000 trupave të sigurisë në Kosovë. Rashiq u shpreh se është e rëndësishme që të ketë qetësi në veriun e Kosovës, në mënyrë që të mos shkohet deri te përleshjet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …