Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti një takim mekryetarin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoan, në Stamboll. Ai u takua me kryetarin Erdogan në mjediset e TRT World Forum, që zhvillohet në Turqi. Në një postim të tij, Edi Rama ndau momente nga takimi me Erdogan, me të cilin diskutoi mbi ecurinë e marrëdhënieve bilaterale, situatën në rajon, Komunitetin e Ri Politik Europian, si edhe për luftën në Ukrainë. Edi Rama po merr pjesë në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …