Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti duke folur sot për situatën në veri të vendit, tha se është në konsultim me faktorin ndërkombëtar

Kryeministri, Albin Kurti,  ka folur sot për situatën në veri të vendit, për çka ka thënë se është në konsultim edhe me faktorin ndërkombëtar. Kurti tha në Kuvend se ndërkombëtarët presin nga institucionet e Kosovës që të jenë në nivel të detyrës, ndërsa shtoi  se ambasadorët e QUINT-it nuk mund të bëhen ministra, e ministrat zëvendës të tyre. Vazhdimisht jemi në konsultë dhe bashkërendim me faktorët ndërkombëtarë. Por, duhet të kuptoni që edhe ata presin që të jemi në nivel të detyrës në vendin tonë. Janë ambasadorët e QUINT-it, por nuk bëhen dot ministra, qeveritë vijnë e shkojnë, por shteti mbetet dhe ky është caku ynë, andaj bashkërendimi me faktorët ndërkombëtarë nuk mund të bëhet në mënyrë të cilën i trajtojmë ata si ministra e vetë bëhemi zëvendës të tyre, pasi as ata s’e dëshirojnë këtë”, tha Kurti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …