Në Deçan është mbajt takimi i lll- të i KKSB- së për vitin 2022

Në Deçan është mbajt takimi i lll- të i KKSB- së për vitin 2022. Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:

  1. Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit;

  2. Të ndryshme.

Takimin e udhëhoqi kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj. Të pranishëm ishin koordinatori i KKSB- së Ismet Kukleci dhe anëtarët e tjerë, përfaqësues të KFOR- it dhe përfaqësues të OSCE- së. Sa i përket çështjes së sigurisë në komunën e Deçanit, Rreshter z. Adem Çeku në raportin e tij tregoj që është në nivel. Si shqetësim tek qytetarët kryesisht mbetën rastet e vjedhjes dhe dhuna në familje, gjithmonë policia është në gatishmëri që të merren masat e duhura në lidhje me këto dukuri. Drejtori i MSHSHP- së Izet Zenuni tregoj që vendosja e kamerave në qytet thuajse ka përfunduar. Si problem shqetësues edhe në komunën e Deçanit mbetet çështja me qentë endacak. Ai theksoj edhe njëherë që bashkëpunimi i komunës me Policinë, FSK- në, KFOR- in dhe të gjitha institucionet tjera vazhdon të jetë në nivel. Si përfundim nga ky takim doli që siguria në komunën e Deçanit është në nivelin e duhur.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …