Në Rahovec mbahet mbledhja e shtatë e KKSB

Në Rahovec mbahet mbledhja e shtatë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Kryesuesi i mbledhjes, kryetari Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme ne komunën e Rahovecit është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar. Komandanti i stacionit policor në Rahovec, Fazli Morina foli si zakonisht rreth situatës së sigurisë në komunën e Rahovecit.

Vepra penale / 36 raste

Incidente jo penale / 2 raste

Vjedhje të rënda / 6 raste

Fatmirësisht dhuna në familje është ne rënie theksoi ai. Sa i përket rastit qe ka ndodhur dje në Hoçë të Madhe, pjesa zyrtare është vepër; Sulm ndaj personit zyrtar, gjatë kryerjes së punës zyrtare. Ka ndodhur sekuestrimi i mallit i cili ishte i padoganuar (prodhimi i verës). Sa i përket sigurisë në komunikacion; Janë shqiptuar 567 gjoba të trafikut, 129 për parkingje jo të rregullta, gjithashtu 5 kundërvajtje për prishjen e rendit dhe qetësisë publike. Si pikë e rëndësishme e rendit të ditës ishte edhe; Shqyrtimi dhe a provimi i Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2023; Ku u aprovuan edhe dy pika tjera me propozim të Skender Hamzës;

  • Mbrojtja e lumenjve që rrjedhin;

  • Siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore;

Në fund, kryetari Smajl Latifi theksoi se sivjet nuk do të ketë dekorim të qytetit nga institucionet lokale, në funksion të kursimit të energjisë elektrike. Përkundër kësaj, do të na gëzoj fakti që gjatë festave të fundvitit do të vijnë bashkatdhetarët duke e gjallëruar vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Malishevës për nder të 28 Nëntorit do të organizoj aktivitete të shumta

Me rastin e shënimit të festave të 28 Nëntorit, Komuna e Malishevës nën përkujdesjen e …