Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se shtetet anëtare të këtij unioni janë të shqetësuara për situatën shpërthyese në veri të Kosovës, duke bërë thirrje për qetësim dhe përmbajtje, BE-ja dhe shtetet anëtare janë duke e vëzhguar situatën nga afër dhe BE-ja është e shqetësuar për situatën e sigurisë në veri, veçanërisht. Sigurisht që ne dënojmë çdo incident të dhunshëm që ndodh atje. BE-ja dhe vendet anëtare bëjnë thirrje për përgjegjësi dhe shtendosje sepse kjo, para së gjithash, është e nevojshme për mirëqenien e popullatës lokale, EULEX dhe KFOR janë në rolet e tyre përkatëse, si reagues të dytë dhe të tretë, duke monitoruar dhe patrulluar situatën. Stano tha se fokusi tani duhet të jetë në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, sepse, sipas tij, kjo është thelbësore për rrugën europiane të të dyja vendeve dhe gjithashtu për të qetësuar situatën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …