leoni

Bullgaria ruan dhe restauron monumentin më të madh të epokës komuniste

Bullgaria ruan dhe restauron monumentin më të madh të epokës komuniste

Monumenti Buzludzha në Bullgari ka qëndruar i shkatërruar dhe i braktisur në një majë në malet Stara Planina, që nga rënia e komunizmit në 1989. Por tashmë, më shumë se tre dekada më vonë, pas përfundimit të fazës së parë të restaurimit, monumenti dhe kulla e tij e kuqe 70 metra e lartë që “arrin” yjet , po bëhen gati për t’u hapur për publikun.Një ekip restauruesish nga pesë universitete evropiane ka punuar pa orar dhe pavarësisht kushteve të motit për të mbrojtur një nga mozaikët më të mëdhenj modernistë në Evropë. Pas planit qëndron arkitektja bullgare Dora Ivanova, fondacioni i së cilës në vitin 2018 fitoi një grant prej 185,000 dollarësh nga fondacioni amerikan Getty për të hartuar një projekt konservimi për monumentin e braktisur dhe panelet e lakuara të mozaikut që përshkruajnë propagandën komuniste.

Në të njëjtin vit, Monumenti i Buzludzhës u vendos në listën e shtatë vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë në Evropë nga organizata e trashëgimisë kulturore Europa Nostra, e cila synonte ta rinovonte në mënyrë që të hapej për publikun.

“Si arkitekte, për mua kjo është një kryevepër e arkitekturës. Është një nga ndërtesat më të pabesueshme që është ndërtuar ndonjëherë në Bullgari,” tha Ivanova për Reuters.

Të përhapur mbi 900 metra katrorë në mure të lakuar rreth një muri ceremonial, mozaikët janë dëmtuar nga shiu dhe bora që futet përmes tavanit të amortizuar të ndërtesës.

Megjithatë, disa vendas besojnë se godina duhet të shkatërrohet, duke argumentuar se ajo përfaqëson një trashëgimi të dhimbshme të një regjimi shtypës që nuk duhet të lavdërohet pas vrasjes së dhjetëra mijërave personave.

Por Ivanov thotë se bullgarët kanë nevojë për një narrativë objektive dhe kritike të së kaluarës socialiste të vendit.

“Është një pjesë e historisë. Është pjesa e vështirë, është traumatike. Por kjo është edhe arsyeja që duhet shpëtuar,” tha ajo.

Monumenti pritet të hapet për publikun pas përfundimit të sezonit të dimrit.  (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …