leoni

Astrit Dehari

Ylber Topalli: Nuk kam asnjë dyshim që aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, është vrarë nga ndokush

Ish-kryeinspektori i burgjeve të Kosovës, veprimtari dhe i burgosuri politik, Ylber Topalli ka thënë se nuk dyshon fare që aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari është vrarë nga dikush. Nuk kam asnjë dyshim që dikush ka mundur t’ia shkaktojë vdekjen, Astrit Deharit, më 5 nëntor të vitit 2016. Ylber Topalli e ka akuzuar avokatin e familjes Dehari, Tomë Gashi, i cili sipas tij, po e  po trazon atë familje dhe të gjithë opinionin në Kosovë e më gjerë. Sipas tij prindërit e Astrit Deharit duhet ta dinë të vërtetën. E kam të vështirë të flas për Rastin Dehari, pasi edhe unë isha një prej të burgosurve në burgjet serbe dhe do të mund të kisha përfunduar si ai. Megjithatë, duhet treguar e vërteta. E vërteta e qetëson familjen Dehari, që po trazohet nga avokati Gashi, ka deklaruar Ish-kryeinspektori  i burgjeve të Kosovës, veprimtari dhe i burgosuri politik, Ylber Topalli.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …