Partia Demokratike e Kosovës, ishte pjesë e takimit të thirrur nga kryetarja Vjosa Osmani, me partitë politike për konsultim lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore. Nga PDK-ja kanë thënë për mediet se ishin pjesë e takimit, por se qëndrimi i tyre dihet që janë kundër shtyrjes së zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq edhe Zubin Potok. Presidentja Osmani kishte ftuar të gjitha partitë politike në takimin e sotëm por Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ishte e pranishme pasi që është deklaruar pro shtyrjes së zgjedhjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …