Vlora Çitaku

Çitaku: Qeveria ka dështuar të krijojë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka vlerësuar se Qeveria Kurti ka dështuar të krijojë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve dhe ka porositur që të ketë angazhim serioz e me përkushtim që të krijohen kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në prill të vitit të ardhshëm. “Nga tash deri në prill kur mund të mbahen zgjedhjet, kërkojmë nga qeveria dhe institucionet, Policia e Kosovës, kryeministri që gjendjen në veri ta trajtojnë seriozisht. Shumë pak mund të ndryshojë gjendja në terren, në rast se qasja e institucioneve të Kosovës nuk ndryshon. Nuk guxojmë të dorëzohemi para bandave kriminale. E kuptuam sot që institucionet e Kosovës nuk janë gati. Ky është dështim. Për hir të konsensusit në vend ne do të marrim pjesë në zgjedhjet e prillit dhe kërkojmë nga institucionet e Kosovës që gjendjen në veri ta trajtojë seriozisht e jo me tastatura të facebookut”, ka porositur nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …