leoni

Qeveria e Kosovës vlerëson se raporti i Bankës Botërore është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar

Klinaku: Institucionet e Kosovës nuk po interesohen për procesin gjyqësor në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka thënë se institucionet e Kosovës nuk po interesohen për procesin gjyqësor në Hagë ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka deklruar për Ekonomia Online se Kuvendi i Kosovës do të duhej të merrte masa ndaj kësaj gjykatë, për shkak të shkeljeve që bënë në procedura. “Absolut kurrfarë interesimi Qeveria e Kosovës nuk ka, përpos Ministria e Drejtësisë e cila i kryen pagesat që i kanë me udhëzime administrative, interesim tjetër nuk kemi parë, por nuk është çështja vetëm te Qeveria e tashme por edhe Kuvendi i Kosovës do duhej të merrte masa diçka ndaj kësaj gjykate për shkak të shkeljes së të gjitha të drejtave që i kanë ata, sepse një organ siç është Kuvendi që e ka miratuar një gjykatë të tillë dhe të mos të ketë mbikëqyrje, është absurditetet” ka deklaruar mes tjerash, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …