Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar për situatën e fundit të krijuar në vend dhe tensionimit të gjendjes në pjesën veriore të Kosovës. Ai ka thënë se kryetarja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti janë futur në aventura politike duke e sfiduar shtetin dhe tani po e dorëzojnë atë. Ky është rezultati i politikave aventuriste e populiste. ‘Kur bie në gjumë me fëmijë, në mëngjes zgjohesh i lagur’. (proverbë e njohur nga populli ynë)”, ka shkruar Limaj në Facebook. “Dy fjalë për deklaratat e pasardhësit të Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq: Ushtria jote çetnike me gjak në duar është shporrur nga Kosova në vitin 1999, e si e tillë edhe do të mbetet e trajtohet nga Kosova tash e gjithmonë. Këtu kemi qenë, jemi e do të jemi NE!”, ka shkruar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …