Në samitin e NATO-s do të diskutohet për një gamë të gjerë temash, por që pritet që të dominojë çështja e Ukrainës

Kundër sulmeve nga bandat serbe në pjesën veriore të Kosovës, ka reaguar edhe NATO

Kundër sulmeve nga bandat serbe në pjesën veriore të Kosovës, ka reaguar edhe NATO. Zëdhënësja e kësaj aleance ushtarake ka shkruar se përgjegjësit e këtyre sulmeve, duhet të mbajnë përgjegjësi. “Misioni ynë i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht të gatshëm për ta zbatuar mandatin që ia ka dhënë OKB-ja në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi” ka shkruar zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …