“U bëj thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve”, tha ai pas një takimi të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë. Vuçiç tha se “është i tronditur me deklaratat e disa zyrtarëve evropianë që kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave, duke nënvizuar se Askush prej Beogradit nuk i ka urdhëruar barrikadat. Vuçiç porositi serbët në veri se sulmet mbi misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe atë të BE-së, EULEX, “nuk guxojnë të ndodhin, por nuk i ka përmendur sulmet mbi Policinë e Kosovës. Vuçiq njoftoi se ka marrë garanci nga KFOR-i dhe Evropa se ata nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme kundër demonstruesve serbë në veri
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …