Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka anuluar vizitën e paraparë për sot në Kosovë, bëri të ditur Radio Evropa e Lirë. Ka qenë e paraparë që Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të takojnë pasditen e sotme udhëheqësit e lartë të shtetit të Kosovës, ndërsa mëngjesin e së martës përfaqësues të partive politike. Në një njoftim të Qeverisë së Kosovës u bë e ditur se kryeministri Albin Kurti do të presë pasdite në takim vetëm emisarin amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar i cili ka ardhur dje në Kosovë dhe fillimisht ka vizituar Manastirin e Deçanit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …