Hisen Berisha

Hisen Berisha: Stop me retoriken mashtruese Albin & Co!

Konteksti Vuçiq – Kurti është çështje politike dhe civile, jo ushtarake. Këtu, nuk ka hapësirë për veprim të FSK-së.

Në rast cenimi të sovranitetit territorial, si pasojë e ndonjë sulmi apo ndërhyrje nga jashtë, Forcën nuk e ndal asnjë marrëveshje ta kryej misionin e saj ligjor e kushtetues.
Letër urdhëresa, që FSK-ja të mos dërgohet në veri, të cilës i referohet kryeministri Kurti, ka të bëjë me proceset e zhillimit të shtetësisë dhe me partneritetin që ka Kosova me NATO dhe misionin e saj, gjegjësisht KFOR, që e ka përgjegjësinë për garantimin e integritetit dhe sovranitetit, në rast cenimi nga jashtë e brenda vendit, në sinkron të plotë me kapacitetet që krijon Kosova dhe përgjegjësitë që merr.
Po ashtu, në domenin aktual të PUN-KFOR, është të ofroj edhe ambient të sigurtë për të gjithë. Mbi ketë bazë KFOR-i është obliguar, se “nuk do të lejoj pengesa (barrikada) që pengojnë lëvizjes e lirë, për qytetarët”.
Sot, gjendja e krijuar në komunat veriore është rezultat i veprimeve të pa përgjegjshme të Kryministrit dhe Presidentes, të cilët po duken si personazhi i Don Kishotit në romanin e Miguel de Servantes, me idilin e tyre për madhështi, me çka po krijojnë pasoja të parikuperueshme për vendin e popullin.
Pra e vërteta është se, në Veri nuk ka asnjë mekanizëm të shtetit të Kosovës duke funksionuar. Për disa orë, ranë nga funksioni edhe EULEX-i, pas gjuajtjes me bombë. Sot, qenka kthyer kontrolli i EULEX-it dhe KFOR-it, pasi shefi i “Listës serbe”, ka “urdhëruar” hapjen e qarkullimit për ata, ndërsa për Policinë e Kosovës jo.
Pra, duhet bërë e ditur se situata e krijuar nuk është pasojë e dokumenteve themeltare të FSK-së por e urdhërave të gabuar të drejtuesve aktual të shtetit Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës.
Amerika i kërkoj Albinit:
1. Shtyerjen e masave për tabela,
2. Kthimin e serbëve në institucione dhe 3. Formimin e asociacionit të komunave me shumicë të komunitetit serb.

Refuzimi për t’i kryer këto detyra nga ana e segmentit shtetëror të Kosovës, ka eskaluar fillimisht retoriken, e pastaj veprimet e serbëve.
Situata aktuale ka një polic të Kosovës të plagosur dhe një qytetar serb të arrestuar.
Çka hyn këtu FSK?
Pra kushdo që i referohet FSK-së, në këtë situatë edhe sikur Forca të kishte statusin e një armate edhe sikur të ishte në NATO, ajo deri këtu se ka hapsirën e saj për veprim.
Çështja e kontekstit Vuçiq – Kurti është politike dhe civile, jo ushtarake.
Pra gjendja e krijuar në veri nuk ka nevojë për FSK-në, sepse nuk ka hyrë Ushtria e Serbisë, por ka nevojë për Policinë, e cila me përkushtim sublim po kryen detyrat ligjore e kushtetuese dhe ka nevojë për vendime të mençura politike të Qeverisë! Po ashtu, ka nevoj për mbështetje buxhetore, e cila bazuar në Ligjin për buxhetin 2023, retoriken demagogjike e mashtruese të personazhëve të Orwellit, është në diskrepancë të thellë me nevojat reale të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Kosovës, për të arritur nivelin e operacionalitetit ndaj kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë kombëtare. (Epoka e Re)

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …