Edhe Maria Bamieh, ish-prokurore kërkon që të raportojë për lidhur me skandalet e EULEX-it në Kosovë

KMDLNj: EULEX-i nuk është qeveri, as Borrelli kryeministër, merrni përgjegjësi!

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në Prishtinë,  ka konstatuar  se situata në veri të Kosovës ka përshkallëzuar sipas një plani veprimi të Serbisë dhe ndërkombëtarëve ndërkaq që institucionet e Kosovë patën një reagim të qullët, shumë zhurmë dhe mungesë guximi për të vepruar.  “Qeveria duhet të marrë përgjegjësinë e 51 për qind të votave të fituara sepse këtë përgjegjësi edhe e ka kërkuar. Është e pamoralshme dhe e padinjitetshme që mungesën e guximit për t’u përballur me problemet reale, për të cilën e kanë përkrahjen e tërë shoqërisë, pa dallime partiake dhe të tjera ta adresojnë vetëm te e kaluara duke sulmuar persona që janë të burgosur e që nuk kanë ndikim dhe nuk paraqesin asnjë pengesë për marrje të vendimeve që kanë mbështetje ligjore dhe kushtetuese”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së. Kryetarja Osmani i shpalli zgjedhjet ndonëse nuk kishte fare kushte për t’i mbajtur ato. Me rebelimin e serbëve që tani është shndërruar në model shantazhi në veri dhe kërcënimin se do të përhapet edhe në pjesët e tjera të Kosovës, me kërkesën e vendeve të KUINT-it, me paralajmërimin e ardhjes së dyshes  amerikane, Kollet dhe Escobar, u krijuan të gjitha kushtet të ngrihet flamuri i bardhë, flamuri i dorëzimit para bandave kriminale serbe të veriut, të përkrahura nga Serbia dhe BE-ja, thuhet me tjerash në një reagim publik të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …