Enver Hoxhaj: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë heronj të gjallë të Kosovës sinonim të lirisë dhe pavarësisë

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale kërkon që krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, t’iu vazhdohet paraburgimi

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale në një shkresë drejtuar gjyqtarit paraprak ka kërkuar që  krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi e Kadri Veseli, t’u vazhdohet paraburgimi. Sipas raportimit të “Betimit për Drejtësi”, ata kanë thënë se asnjëherë nuk janë mbështetur në dëshminë e dëshmitarit që u tërhoq. Veselit dhe Thaçit, gjyqtari paraprak ua kishte aprovuar kërkesat që shqyrtimi i paraburgimit të tyre të shtyhet derisa të zgjidhet një çështje. Mbrojtja e Kadri Veselit, në një shkresë drejtuar gjykatës kishte thënë se një dëshmitar pranoi që gënjeu se Veseli dhe Thaçi ishin përgjegjës për dokumentet konfidenciale në rastin Gucati dhe Haradinaj dhe se ishte shtyrë për të gënjyer nga një informator, i cili ka qenë në kontakt të rregullt me ​​ZPS-në. Çështja e zbulimit e përmendur në vendime ka të bëjë me masën në të cilën Zyra e Prokurorit  është mbështetur në dëshminë e një dëshmitari, i cili që atëherë ka hequr dorë nga rrëfimi i tij. Prokuroria asnjëherë nuk është mbështetur në dëshmitë e këtij dëshmitari në këtë rast, duke përfshirë edhe arsyetimin e paraburgimit të ndonjë të akuzuari ka thënë nga Zyra e Prokurorit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …