leoni

Kryetari Kastrati i jep përkrahje fushatës informuese për shërbimet e ndihmës juridike falas

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot ka marrë pjesë në tryezën me temë “E drejta e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas”, që sot është mbajtur në Malishevë, nën organizimin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, që vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Në këtë tryezë, ku prezent ishin edhe përfaqësues tjerë të institucioneve lokale në Malishevë, një fjalë rasti mbajti kryetari i Komunës, z. Ekrem Kastrati, i cili vlerësoi lartë organizimin e kësaj fushate informuese, që për qëllim të përgjithshëm ka promovimin e të drejtës së të gjithë qytetarëve, me theks të veçantë qytetarëve të Malishevës për qasje në drejtësi, dhe për shërbimet e ndihmës juridike falas. Në këtë tryezë një fjalë rasti mbajti edhe drejtoresha e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, znj. Anita Alaj Kalanderi, si dhe akterë tjerë të pranishëm në tryezë, të cilët edhe u zotuan njëzëri se do të angazhohen maksimalisht, në funksion të informimit të qytetarëve të Malishevës, për rolin dhe funksionin që ka kjo Agjenci, e cila gjendet në objektin e QPS-së në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …