Von der Leyen

Ursula von der Leyen: Pretendimet që Katari u ka dhënë ryshfet zyrtarëve të Bashkimit Evropian përbën shqetësim të madh

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se pretendimet që Katari u ka dhënë ryshfet zyrtarëve të Bashkimit Evropian në përpjekje për të fituar ndikim përbëjnë shqetësim të madh. Akuzat janë shumë shqetësuese dhe shumë serioze. Ajo  bëri thirrje për krijimin e një organi të ri të etikës në BE. Më 10 dhjetor, Policia belge arrestoi katër persona, mes tyre edhe zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, lidhur me disa hetime për korrupsion dhe pastrim parash. Katari i ka mohuat këto pretendime. Policia belge sekuestroit të premten rreth 600 mijë euro, pas bastisjes në 16 lokacioneve në Bruksel. Po ashtu janë sekuestruar edhe kompjuterë dhe disa telefona. Ligjbërësja greke, Eva Kaili, njëra nga 14 zëvendës-presidentët e Parlamentit Evropian, u mor në pyetje ditën e arrestimit. Pas kësaj, Kaili është përjashtuar nga partia e saj në Greqi, Lëvizja Panhelenike Socialiste, e njohur si PASOK.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …