Përveç luftës së Rusisë në Ukrainë, BE-ja sërish shqyrtoi edhe tensionet e fundit në mes Kosovës e Serbisë, të cilat kërkojnë anëtarësimin në union. Josep Borrell, politikani spanjoll merret me të gjitha konfliktet e mundshme në Evropë dhe në botë. Disa gjëra i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme mund t’i arrijë, por çështje të caktuara mbeten të vështira, si lufta e Rusisë në Ukrainë. E po aq e rëndësishme është për Borrellin që të ruajë qetësinë e rendin në shtëpinë e vet në Europë. Mbrëmë, pas një mbledhjeje të gjatë të ministrave të jashtëm të BE-së Borell foli për kërkesat e Kosovës dhe Serbisë, për anëtarësim. “Ne nuk jemi më të gatshëm ta pranojmë këtë. Kjo situatë duhet të marrë fund”, tërhoqi vëmendjen Borrell me një zë të prerë. Separatistë serbë kanë sulmuar në veri të Kosovës një automjet të EULEX-it e përveç kësaj në rrugë janë parë edhe policë të armatosur. EULEX që prej 14 vjetësh me qindra juristë, gjyqtarë e policë përpiqet të ndërtojë shtetin ligjor në Kosovën që ka shpallur njëanshëm pavarësinë, thuhet në një shkrim të Dojçe Veles.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …