Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg: Forcat e NATO-s janë të gatshme, të afta dhe vigjilente, lidhur me zhvillimet në veriun e Kosovës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar se forcat e Aleancës janë të gatshme, të afta dhe vigjilente, në veprimet  lidhur me veriun e Kosovës. NATO është duke e monitoruar situatën me kujdes dhe  kërkon  nga të dyja palët si nga Kosova ashtu edhe Serbia, që t’i shmangin tensionet që nxisin përshkallëzim. Forcat e NATO-s dhe BE-së bashkëpunojnë ngushtë. Këshilla ime për të gjitha palët është që të përmbahen nga retorika që kontribuon në përshkallëzimin e konfliktit dhe të ndihmojnë në uljen e tensionet. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka treguar edhe për historinë e NATO-s,  e cila ka ndaluar dy luftërat në Ballkan, atë në Bosnje në vitin 1995 dhe në Kosovë, në vitin 1999. Ne kemi një histori të gjatë, kemi ndihmuar për t’i dhënë fund dy luftërave etnike, fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe më vonë në Kosovë. Forcat tona janë ende të pranishme atje përmes Forcat e NATO-s, të udhëhequra nga KFOR-i i cili ka gati 4000 pjesëtarë  dhe është faktor kyç në stabilizimin e rajonit dhe situatës, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …