Josep Borrell: Kryetarët e komunave në veri të punojnë në lokacione të tjera dhe zgjedhjet të mbahen shpejt

Josep Borell: Plani franko-gjerman, për marrëveshjen Kosovë -Serbi e ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borell, ka deklaruar se propozimi për marrëveshjen Kosovë -Serbi e ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare. Në një konferencë për media, ku gjendjen në veri të Kosovës e ka quajtur të rrezikshme dhe ka folur për mundësinë që BE të dërgojë më shumë trupa, Borell ka folur edhe për atë që njihet si plan “franko -gjerman: duke thënë se tani dokumenti ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare. Ne e kemi ofruar në tavolinë një propozim për dy liderët, të Serbisë dhe Kosovës dhe ne  e kemi përditësuar këtë propozim javët e fundit pas marrëveshjes së fundit që supozohej të ishte marrëveshje që i lë anash tensionet që lidheshin me targat dhe komunat në veri të Kosovës” ka thënë Borell. Ai ka rikujtuar se bisedimet bazohen në vendimin e OKB-së dhe se BE-ja  është duke e implemtuar një detyrë që buron nga kjo organizatë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …