leoni

Zyra për komunitete dhe komiteti për komunitete falënderojnë kryetarin Haliti për bashkëpunim

Me rastin e fund vitit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim zyrën për komunitete dhe komitetin për komunitete, të cilët i falënderoj për punën dhe bashkëpunimin dhe u premtoj se të gjitha kërkesat dhe shqetësimet e dala nga ta janë përfillur me përpikëri dhe do të përfillen në vazhdimësi. “Sot dua të ju falënderoj juve për bashkëpunimin me komunën tonë dhe në interes të gjithë komuniteteve tona. Ne si qeverisje lokale mbesim të përkushtuar të realizojmë projekte në mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë pa dallime”, u shpreh kryetari Haliti. Kryetari Haliti gjithashtu ka falënderuar edhe zyrën e OSBE-së në Viti, për ngritjen e çështjeve të ndryshme që i përkasin komuniteteve. Në anën tjetër zyrtari për komunitete Zoran Marinkoviç ka falënderuar  kryetarin Haliti dhe institucionet komunale për bashkëpunimin dhe tha se komuna e Vitisë është për çdo lëvdatë. Çdo kërkesë nga komunitetet që është adresuar tek  Institucionet komunale, ka gjetur përkrahje dhe është realizuar. Me bindje të plotë e them viteve të fundit është punuar më shumë se të gjitha pushtet e mëhershme së bashku, ka thënë Marinkoviç. Edhe anëtarët tjerë të komuniteteve i janë falënderuar kryetarit Haliti për përfilljen e të gjitha kërkesave dhe nevojave të komuniteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …