Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se të paktën 6 mijë e 755 civilë u vranë, dhe më shumë se 10 mijë e 600 të tjerë u plagosën që nga fillimi i luftës në Ukrainë Pushtimi rus i Ukrainës që nisi më 24 shkurt ka hyrë në muajin e dhjetë. Forcat ukrainase po vazhdojnë të betejën në lindje, teksa trupat ruse po sulmojnë në disa drejtime. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i Ukrainës, ka njoftuar se rusët vazhduan të sulmojnë në Bakmut, Avdijivka dhe Zaporozhja në Ukrainën lindore dhe qendrore, por bombarduan pa dallim, si pozicionet ushtarake, ashtu edhe vendbanimet civile. Në përpjekje për të frenuar veprimet e forcave ukrainase, armiku po bombardon pozicionet e trupave tona dhe objektivat civile përgjatë gjithë linjës së kontaktit”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Hajdari: Protesta për drejtësi, jo hakmarrje, për komandantët e UÇK-së
Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Berat Hajdari, ishte folësi i parë që …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
