1

Sot mbushen 24 vjet nga rënia heroike e Mujë Krasniqit komandantit të Brigadës 113 të Zonës së Drenicës, dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

Më 14 dhjetor mbushen 24 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 42 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar. Me këtë rast, sot në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora me lule. 24 vjet më parë, gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës derisa po sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut. Gjatë luftimeve të pabarabarta të zhvilluara në borën e dhjetorit, veç dëshmorëve të rënë, u plagosën edhe dhjetëra të tjerë, disa luftëtarë u zunë rob lufte, por pas një aksioni të zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së, tetë ushtarë dhe eprorë të ushtrisë serbe ishin kapur nga luftëtarët e UÇK-së dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së u bë këmbimi i ushtarëve të të dyja palëve. Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar u varrosën në Polac të Drenicës me nderime larta ushtarake, më 21 dhjetor 1998.

 Më 14 dhjetor të vitit 1998, në një pritë të forcave ushtarake e policore serbe  në Gorozhup të Pashtrikut kanë rënë dëshmorë:

Më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur Likenet e Hasit, gjatë luftimeve, në një pritë të forcave ushtarake e policore serbe  në Gorozhup të Pashtrikut kanë rënë dëshmorë: Mujë Krasniqi, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Ali Krasniqi, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Hafir Kryeziu, Luljeta Shala, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Maliq Karaçica, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Rifat Mziu, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Qenë Qenaj, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini, Xhevat Thaçi, dhe Avni Kutllovci.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …