Tashmë si kundër ndonjë herë S. Berisha duke kaluar nga primarët e tij nëpër rrethe, është përqendruar te autoportreti i tij duke e vendosur vetveten primar mbi primarët që do të thotë se dhe pse nuk është apo nuk njihet më si lideri legjitim i PD, duke përdorur të gjitha mjetet format e metodat kërkon t’i imponohet të gjithë opinionit të brendshëm por dhe atij të jashtëm se ai po i rifutet politikës për të bërë në të një kthesë të madhe historike në” interes të popullit shqiptar”. Situata e kohës së fundit, ku një djalosh i ri e goditi me grusht Saliun, vet Salën sikur të kish pirë një “red bull” reklame e bëri me krahë, madje, ai do ishte edhe më i lumtur nëse do ishte gjakosur akoma më shumë, për ta shfrytëzuar ( sikurse dhe e shfrytëzoi) me sukses situatën në favor të përmirësimit të imazhit të vet, që i kishte rënë për tokë, sidomos mbas shpalljes nga Dep. Shtetit amerikan dhe disa vende të Evropës si person“non grata”.
Me atë rast, ai, duke anatemuar partinë në pushtet si frymëzuese,organizatore dhe realizuese të këtij plani të madh ogurzi dhe në rolin e një triumfuesii, shpalli publikisht se ai e “falte” dhunuesin e tij , i cili , në fakt pa dashjen e tij i erdhi në ndihmë, ndihmë kjo që nga ana tjetër ishte dhe barometri më i saktë se nëse USA dhe politika e Shqipërisë e sidomos organet e drejtësisë e kishin seriozisht se do vihej në bankën e të akuzuarve Saliu apo jo ? Djaloshi shqiptar pa dashjen e tij me aktin që bëri nxori krejt zbuluar të vërtetën, se Sali Berishën, jo që nuk do e dënojnë, por ai tashmë e tutje do të behet një faktor i rëndësishëm i politikës shqiptare dhe pse dukej sikur e kishin nxjerrë jashtë loje.
Nismat e tij në riorganizimin e PD- se së çarvalitur, organizimi i protestës dhe dalja më e shpeshtë para ekraneve të TV me syza dielli si një agjent kalibri, duke konfirmuar kryerjen me sukses të fazës së parë të revolucionit dhe kalimin tashmë më tej në fazën e dytë të tij, kanë bërë të shtohen dhe më shumë dilemat se çfarë do bëjë Saliu ne fazën e dytë të revolucionit të vet ? Interesant është fakti se kur një gazetare e pyet..“se ju kini deklaruar se mbrapa këtij akti qëndron Edi Rama, a është e vërtetë”? Ai i shmanget po aq brutalisht duke e anashkaluar pyetjen dhe çuditërisht pa asnjë lloj lidhje logjike, flet për revolucionin, që në fakt duke u nisur nga mendësitë dhe karakteri vetiak i Saliut de fakto kurrë s’ka për të qenë revolucion, por thjeshtë një puç brenda llojit të vet. Shtrohet pyetja : Sala a është i aftë për revolucione apo për puçe? Qenia e një lideri si S. Berisha përfaqësues i të djathtës ekstreme në krye të saj, ai mund të bëjë çdo marrëzi të organizuar, por kurrë nuk mundet të kryejë revolucion, përveçse një puçi të tipit hitlerian ideuar e frymëzuar nga “bibla” naziskine”Main kampf”.
Po pse Saliu s’mund të kryejë revolucion, kur dihet botërisht se ai është njeriu tipik sadist, vrasës ,simbol i dhunës, shkatërrimeve, ngatërresës dhe tokës së djegur me zjarr e hekur? Sepse nocioni filozofik ”revolucion” s’ka aspak të bëjë me dëshirën e Saliut për të identifikuar, marrëzitë e tij puçiste me revolucionin, sepse revolucioni, është një moment i madh, një kthesë e madhe historike, një ndryshim i madh sasior dhe cilësor i marr- dhënieve midis klasave me interesa te ndryshme ekonomike, pra një hap përpara e gjigant i cili domosdoshmërisht me anë të dhunës së organizuar klasore, kalon nga një cilësi më e vjetër, në një më të re e më përparimtare e që manifestohet me vendosje të reja të marr- dhënieve ekonomiko- shoqërore. Dhe kjo nuk është aspak dëshirë apo vullnet i një lideri, sikurse dhe revolucioni apo revolucionet, s’mund te bëhen sipas neuroneve të çakërdisura të Saliut.
Me siguri që Sala, duke mos e ditur se ç’është revolucioni ai e ngatërron atë me puçin,për të cilin ai është një mjeshtër i rrallë, ose e bën për të krijuar urrejtje ndaj revolucionit e përdor enkas këtë term, për ta bërë këtë të urryer për masat e gjera të popullit. Po në fakt për se është i aftë Saliu? Për hir të së vërtetës sa për puçe , atë do e kishte zili dhe vet Pinoçeti dhe këtë ai e ka treguar gjatë gjithë veprimtarisë së tij. Sa servil po aq dhe ekstremist në kohën e socializmit i maskuar me frazeologji ultra komuniste po aq superekstremist dhe në kapitalizëm duke kërcënuar me parulla anti komuniste. Pra midis revolucionit, dhe puçit “alla Salë” nuk ka asgjë të përbashkët dhe jo vetëm kaq, por si një rrufjan tejet i djallëzuar, ai përdor dhe termin “populli opozitar”. Po cili është populli opozitar, që Saliu e orjenton deri ne kufijtë e mosbindjes civile? Mos vallë admiruesit e vendosjes së juntës ushtarake, sikurse tentoi në vitin 97- 98 -të hipur mbi tanke?
Populli me të vërtetë ishte i rebeluar, por që të merrte në dorë Saliu flamurin e shpëtimtarit të popullit ishte ironia më e madhe shekullore. Ç’farë kërkon sot Saliu, mos vallë ndryshim të rendit kushtetues apo pushtet diktatorial për të shpëtuar lëkurën e vet ? Rri i qetë Salë, se kur ty nuk të bënë dot gjë në atë kohë kur vrave preve e bëre si të desh qejfi mos e ça menderen fare, se asgjë s’kanë për të të bërë. Socialistët por dhe organet e drejtësisë nuk janë aq trima, sa të të tregojnë ty vendin që meriton. Nuk janë, sepse në një farë mënyre dhe ata janë të zhytur këmbë e kokë në zullume të tilla që s’ka lumë e det që t’i lajë, nuk janë aq trima, sepse dhe ti jua u njeh mirë bëmat kusëritë, zhvatjet, manipulimet, allish-verishet e sa e sa të tjera që ju i përgjoni me vëmendje të madhe ( sikurse dhe ata të përgjojnë ty) për t’i përdorur në të pastajmen në interesin tuaj për t’ju a rrëmbyer pushtetin që në fakt për gjithë superstrukturën tuaj ( te majte e te djathte te qendrës me dhe pa aleatë) është e ngelet thjeshtë pushtet i pasurimit.
Në të tilla kushte, si marifetçinj e hipokritë që jini, si mashtrues të pa turp e kriminelë të këtij populli, zemërimin e drejtë të masave për plagët që na ka shkaktuar sistemi i juaj për më shumë se tre dekada e shfrytëzoni për miopinë tonë… në dobinë tuaj. Dhe sa do vazhdojmë kështu? Kjo gjendje do vazhdojë deri atë ditë sa populli me të vërtetë të kuptojë, se kush janë miqtë dhe armiqtë e tij. Deri atëherë, rri i qetë or Salë , ti me gjithë Lilin, Mediun, Ramën dhe gjithë lukuninë e ujqërve të vjetër pse jo dhe këlyshëve të rinj që ju ndjekin e do ju ndjekin përherë, për ti mësuar dhe ata se si shqyen në tufë kopeja.