Gjuriq

Gjuriq: Do të zgjidhim problemin e lëvizjes së serbëve të Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se shumë shpejt do të zgjidhet problemi i serbëve të Kosovës dhe lëvizjes së tyre drejt shteteve të Zonës Schengen. “Është shumë e sigurt, dhe për këtë mund të marr përgjegjësi para qytetarëve, se nuk do t’i lëmë qytetarët në Kosovë  pa dokumente valide me të cilat mund të udhëtojnë pa viza në BE”, ka deklaruar Gjuriq për Radio Televizionin Shtetëror të Serbisë. Ai ka thënë se delegacioni i Serbisë ia ka bërë të qartë zyrtarëve evropianë se është e papranueshme që qytetarët e Serbisë nga Kosova ta kenë më të vështirë të hyjnë në shtetet e BE-së me pasaporta zyrtare biometrike të Republikës së Serbisë sesa ata qytetarë që hyjnë në Evropë pa asnjë dokument udhëtimi. Përndryshe, javë më parë kur Komisioni Evropian pati dhënë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, komisionari Dimitris Avramopolous kishte bërë të ditur se serbët që kanë pasaporta të Serbisë nuk kanë të drejtë të lëvizin lirshëm, duke sugjeruar që ata të pajisen me pasaporta të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …