Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Rashit Qalaj kanë akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për dështimin e Projektligjit lidhur me pensionet e zyrtarëve policorë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Deputetja Musliu, ka thënë se bojkotimi i këtij projektligji nga ana e partisë në pushtet po ndodh sepse këtë projektligj e ka hartuar Partia Demokratike e Kosovës. Që nga 17 nëntori 2022, me bojkotimin e Lëvizjes Vetëvendosje në tri mbledhje radhazi është pamundësuar kuorumi që të votohet në parim ky projektligj dhe t’i dërgohet seancës. Ky bojkotim i partisë në pushtet erdhi vetëm nga inati se këtë projektligj për Policinë e Kosovës e ka hartuar Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Ganimete Musliu. Deputeti Rashit Qalaj, ka thënë se PDK-ja do të insistojë që ky projektligj të kalojë, pasi ky ligj do t’i mundësojë Policisë së Kosovë që t’i rris kapacitetet operacionale të saj gjithmonë duke pasur në konsideratë që policët e Kosovës që janë në moshë të shtyrë dhe ata me sëmundje të rënda të dalin sa më shpejtë në pension, ta kenë një pension të dinjitetshëm dhe gradualisht me pensionimin e tyre të rekrutohen gjenerata të reja të kadetëve policorë në Policinë e Kosovës”, ka thënë Qalaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …