Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilën e kryesoi kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se është vendosur të mos hiqet dorë nga ruajtja e paqes. Prandaj u bëjmë thirrje shqiptarëve dhe serbëve që të qetësojnë situatën, e veçanërisht serbëve në veri u bëj thirrje të jenë të qetë dhe paqësorë, të mos bien në provokime dhe t’i respektojnë EULEX-in dhe KFOR-in”, tha Vuçeviq, i cili nuk përmendi se a duhet të respektohet edhe Policia e Kosovës. Ai ka theksuar se shteti do të bëjë gjithçka për ta ruajtur paqen për, të gjithë qytetarët e Serbisë, duke lënë të nënkuptohet edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës “Ne vetëm duam që njerëzit tanë të qëndrojnë në vatrat e tyre dhe për këtë kërkojmë që të respektohet marrëveshja e Brukselit dhe të formohet Asociacioni”, tha Vuçeviq.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …