Udhëheqësit e Kosovës nënshkruan sot aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky aplikim pritet të dorëzohet më 15 dhjetor në Republikën Çeke – vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së. Tre hapat për anëtarësim në BE janë: statusi i kandidatit, negociatat e anëtarësimit dhe ratifikimi i traktatit. Statusi i kandidatit nënkupton pranimin formal të aplikimit të një vendi. Ky status jepet me vendim unanim të Këshillit Evropian. Nga koha e aplikimit deri te statusi i vendit kandidat mund të kalojnë disa vite kohë. Negociatat e anëtarësimit janë hapi i dytë. Ato nisin vetëm pasi vendi kandidat t’i përmbush kriteret politike dhe kjo mund të marrë disa vite kohë. Këto negociata fokusohen në përshtatjen e ligjeve të vendit kandidat me ligjet e BE-së. Ato përfshijnë 35 kapituj dhe janë faza më e gjatë në procesin e anëtarësimit në BE. Pasi 35 kapitujt të mbyllen unanimisht, BE dhe vendi kandidat nënshkruajnë traktatin e pranimit. Ai më pas duhet të ratifikohet nga vendi kandidat dhe secili vend i BE-së. Dhe në fund caktohet data zyrtare e anëtarësimit kur vendi bëhet anëtar me të drejta të barabarta i BE-së. (REL)
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …